Përgjigja e vetme ndaj rritjes së nacionalizmit dhe idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor është zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe BE-ja ka përgjegjësinë t’i përkushtohet më mirë se tani, deklaroi sot presidenti i Sllovenisë Borut Pahor gjatë vizitës në Serbi.
Pahor shprehu shqetësimin për disa deklarata që mund të dëgjohen së fundmi në Ballkanin Perëndimor dhe theksoi se kjo mund të përgjigjet vetëm me përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së në atë rajon.
“Jam i shqetësuar për disa procese në Ballkanin Perëndimor, sot edhe më shumë për shkak të disa deklaratave që mund të dëgjojmë dhe mendoj se mund t’u përgjigjemi atyre vetëm me një zgjerim të shpejtë dhe të suksesshëm të Bashkimit Evropian në atë pjesë të Evropës”, tha Pahor pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se gjithmonë ka qenë dhe mbetet i përkushtuar për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në BE dhe se është e rëndësishme për mirëqenien e njerëzve në rajon.
Presidenti slloven tha se së fundmi kishte paralajmëruar se procesi i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE ishte shumë i ngadalshëm dhe se nacionalizmat politikë dhe deklaratat për ndryshime kufijsh në rajon po forcohen sërish.
“Përgjigja e vetme ndaj rritjes së nacionalizmit dhe idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor është zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe BE-ja ka përgjegjësinë t’i përkushtohet më mirë se tani. Është çështje paqeje dhe sigurie, këto mund të jenë procese të pakthyeshme, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm, tani, sot”, tha Pahor, duke shtuar se për këtë ndodhet sot në Beograd.
Ai shoti se ai dhe Vuçiq janë dakord që nëse BE-ja arrin t’i hapë dyert e saj për të gjitha kombet dhe shtetet në këtë rajon brenda një kohe të shkurtër, nuk do të kishte më mendime për forcimin e nacionalizmave dhe mendimet për ndryshimin e kufijve.
Sipas tij, në vend që të thellohen marrëdhëniet e besimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, kohët e fundit ka pasur një thellim të mosbesimit dhe kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë në rajon dhe se këto procese mund të ndalen me një zgjerim më të shpejtë dhe të suksesshëm të BE-së në atë pjesë të Evropës.
“Nuk mund të shqetësohem më shumë”, tha Pahor, duke shtuar se përballë këtyre proceseve negative në rajon, ai ishte i befasuar nga paaftësia e BE-së për t’iu përgjigjur situatës.
Tutje theksoi se do të punojë me bashkëbiseduesit e tij në Kosovë, ku po shkon pas Beogradit, për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, të cilat po zhvillohen në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.
“Dialogu që është ndalur, më shqetëson. Mendoj se duhet të vazhdojë”, tha Pahor, duke shtuar se Sllovenia gjithmonë e ka mbështetur dialogun dhe se ngërçi nuk i bën dobi askujt.
Presidenti i Sllovenisë theksoi se ai e mbështet nismën për Ballkanin e Hapur duke besuar se ajo nuk është një alternativë ndaj zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, por si një proces paralel që eliminon disa probleme dypalëshe që mund të kërcënojnë paqen dhe sigurinë në rajon.
Sipas tij, samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt në tetor, ishte i mirë, por ajo që u ra dakord ishte shumë e vogël nga aspekti i vullnetit politik të BE-së për të kundërshtuar seriozisht rreziqet që vijnë nga format e ndryshme të mosbesimit mes shteteve në rajon.
Ai tha se nuk bëhet fjalë më për reforma demokratike dhe zgjidhje të çështjeve dypalëshe.
“Nuk ka të bëjë më me cilësinë e jetës, por me paqen dhe sigurinë, dhe nuk ka të bëjë vetëm me njerëzit dhe vendet në rajon, por edhe me Bashkimin Evropian”, tha Pahor, transeton KP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj