LAJMI I FUNDIT:

Shkupi, kryeqyteti ndër më të ndoturit në botë

Shkupi, kryeqyteti ndër më të ndoturit në botë

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut gjatë kësaj jave ka ndotje prej 186 pikësh sipas Indeksit AQI të SHBA-së për matjen e cilësisë së ajrit, që do të thotë se qytetarët thithin ajër , i cili rrezikon shëndetin e tyre. Metropoli i Maqedonisë së Veriut sërish është në mesin e pesë qyteteve më të ndotura në planet, sipas matjeve në faqen e kompanisë së njohur zvicerane “I Clu Air”, e cila monitoron ndotjen e ajrit në nivel global, në kohë reale. Sipas matjeve të tyre, Shkupi nga fillimi i kësaj jave ka ndotje prej 186 pikësh sipas Indeksit “US AQI” për matjen e cilësisë së ajrit, që nënkupton se qytetarët thithin ajër e cila rrezikon shëndetin e tyre. Përveç Shkupit, qytetet tjera të bashkërenditura janë Daka në Bangladesh, Delhi dhe Kalkuta në Indi dhe Lahore në Pakistan që cilësoheshin si vendet më të ndotur gjatë të martës së kësaj jave.

Sipas kompanisë “I Clu Air”, shkaku kryesor i ndotjes së ajrit janë vlerat e larta të grimcave më të vogla PM 2.5, të cilat matën vlerën 17.5 herë më të lartë të këtyre ndotësve sesa udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përqendrimin vjetor të grimcave të dëmshme në ajër. Sipas matjeve për Shkupin, grimcat PM10 janë vazhdimisht me vlerë të shtuar. Po e njëjta faqe e internetit parashikon se ndotja e ajrit në qytetin tonë do të vazhdojë deri të premten, kur priten reshje shiu dhe ulje të ndotjes së ajrit.

Faqja zvicerane, Maqedoninë e Veriut e rëndit në vendin e 17-të në botë, sipas vlerave vjetore të grimcave ndotëse PM 2.5 në ajër. Për tre vitet e fundit, vendi ynë në vitin 2018 kishte një vlerë mesatare prej 35.5 grimca PM2.5, në 2019 – 32.40, ndërsa në 2020 mesatarja ishte 30.60. Nga vendet e Ballkanit, i vetmi vend me ajër më të ndotur është Bosnja dhe Hercegovina, e cila renditet e 10-ta në listën e “I Clu Air”. Sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga stacionet shtetërore matëse të Ministrinë së Mjedisit, që nga fillimi i këtij muaji, shumica e pikave matëse në Shkup kanë tejkaluar përqendrimin e grimcave PM10 në ajër, gjë e cila cilëson ndotjen e ambientit në nivel jonormal, përveç kryeqytetit kjo gjendje aspak mirë nuk është edhe në qytetet e tjera të vendit. Niveli i ndotjes së ajrit është edhe në Strumicë po ashtu në Tetovë, Kërçovë dhe Kavadar, nga të cilat0, nuk ka pasur asnjë ditë përmirësim që nga fillimi i nëntorit.


Një studim i vitit 2020 realizuar nga organizata globale mjedisore “Greenpeace” zbuloi se 4.5 milionë njerëz në mbarë botën vdesin çdo vit nga problemet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Një raport i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) i publikuar muajin e kaluar thotë se pothuajse 180.000 njerëz në Evropë vdiqën dy vjet më parë si rezultat i ajrit toksik urban. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori