LAJMI I FUNDIT:

Princesha më e bukur dhe më mirë e veshur në Evropë: Njohu princin në moshën 14-vjeçare, pushtoi botën e modës!

Princesha më e bukur dhe më mirë e veshur në Evropë: Njohu princin në moshën 14-vjeçare, pushtoi botën e modës!

Princesha jeton e tërhequr dhe nuk i pëlqen të ekspozohet në publik

Sa herë që përmenden princeshat dhe mbretëreshat superiore të modës, disi dëgjohen gjithmonë vetëm dy ose tre emra – Kate, Leticia, Megan.

Yjet e vërtetë shpesh mbeten anonime për publikun e gjerë, dhe ky është rasti, sipas mendimit tonë modest, me princeshën më të bukur dhe më mirë të veshur evropiane, transmeton Telegrafi.


Alessandra de Osma është gruaja e princit Christian të Hanoverit, të cilin e takoi kur ishte 14 vjeçe dhe lindi binjakë vitin e kaluar.

Ajo ka lindur në Peru. Babai i saj ishte marrë me financat, ndërsa nëna e saj ishte modele.

Ajo u takua me burrin e saj të ardhshëm De Osma kur ishte vetëm 14 vjeçe, në vitin 2005, kur Princi Christian ishte për vizitë në Peru, ndërsa ajo ishte udhërrëfyesja e tij turistike.

E nisën lidhjen vetëm gjashtë vjet më vonë, por ata qëndruan në kontakt deri atëherë.

Para se të bëheshin zyrtarisht çift, Alessandra punoi si modele për markat Bottega Veneta, Missoni dhe Pepsi, ndërkohë u diplomua në Universitetin e Navarrës dhe mori diplomën në menaxhimin e biznesit të modës.

Ajo dhe princi jetuan për disa vite në Madrid, ndërkohë u fejuan në vitin 2017, ndërsa u martuan po atë vit në Londër. Festa e vërtetë “mbretërore” u mbajt vetëm pak muaj më vonë në Peru.

Më pas, nusja veshi një fustan martese fenomenal të firmosur nga stilisti spanjoll Jorge Vazquéz, dhe në kokë kishte vënë një kurorë që e kishte vënë njerka e dhëndrit para saj, princesha Karolina e Monakos.

Stili i modës i Alessandra de Osme prej vitesh ka qenë një kombinim perfekt i elegancës me një dozë detajesh efektive latine dhe duke qenë se ajo ndërkohë vetë ka hyrë në ujërat e stilistëve, veshjet e saj janë shpesh ekspozuar në revistat kryesore të modës. Ajo me një mike po krijojnë një koleksion çantash, dhe marka e tyre quhet Moi & Sass.

Alessandra tani është 33 vjeçe dhe në vitin 2020 solli në jetë binjakët Nicholas dhe Sofia, por detajet e lindjes së tyre, së bashku me bashkëshortin e saj, Princin Christian, arriti t’i mbante sekret.

“Jeta ime tani sillet rreth tyre. Kaloj shumë më tepër kohë në shtëpi se më parë, për të shijuar çdo sekondë me ta”, tha ajo disa muaj pas lindjes. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Në çift
Kalo në kategori