LAJMI I FUNDIT:

Grupi “Fisnikët” argëtojnë banorët me muzikë brenda shtëpisë së Big Brother VIP

Grupi “Fisnikët” argëtojnë banorët me muzikë brenda shtëpisë së Big Brother VIP
Foto: Top Channel

Një tjetër spektakël plotë emocione e debate u mbajt edhe mbrëmë në Big Brother VIP.

Fifi u rikthye në skenën e spektaklit ku foli për rrugëtimin  e saj brenda shtëpisë, ndërsa Semi Jaupaj u eliminua nga BBV pas më shumë se 50-ditësh.

Dhe mbrëmja e së premtes u mbyll me një festë për banorët e mbetur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


Foto: Top Channel

Për argëtimin e tyre u përkujdesën grupi nga Kosova “Fisnikët”, të cilët performuan disa pre hiteve të tyre më të njohura.

Banorët vallëzuan, kënduan dhe u përqafuan me njëri-tjetrin gjatë gjithë mbrëmjes, pas një jave të mbushur me ngjarje.

Foto: Top Channel

Vlen të theksohet se Fifi u largua ditën e enjte me vet dëshirë, pasi tha se brenda shtëpisë nuk po mund të marrë frymë, dhe qëndrimi aty po i bënte dëm. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.