LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Shorti ka mund të jetë më i mirë, nuk e donim Portugalinë si kundërshtar – as ata Italinë

Mancini: Shorti ka mund të jetë më i mirë, nuk e donim Portugalinë si kundërshtar – as ata Italinë

Përzgjdhësi i Italisë, Roberto Mancini, e ka pranuar se shorti ka mundur të ishte më i mirë për Azzurrët, por theksoi se ata janë të sigurt se do të luajnë në Kupën e Botës 2022.

Italia fillimisht do të luajë me Maqedoninë e Veriut në shtëpi në gjysmëfinalen e play-off-it dhe në finale do të luajnë me fituesin e ndeshjes Turqi – Portugali, jashtë vendit të tyre.


“Mund të ishte pak më mirë, kjo është e vërtetë. Është e qartë se ne dhe Portugalia duhet të mundim Maqedoninë dhe Turqinë”.

“Është një situatë, e cila gjithmonë ofron vështirësi. Ne jemi të sigurt dhe pozitivë, veçanërisht në momentet pak më të vështira”, deklaroi Mancini.

Ndeshja e parë është në shtëpi kundër Maqedonisë së Veriut dhe do të luhet në Romë.

“Ne kishim një grup të madh. Edhe ndaj Zvicrës ne e merituam të fitonim por nuk e bëmë. Ne do të duhet të luajmë një ndeshje të madhe, pastaj do të shohim në finale”.

“Portugalia? Ne do t’i kishim shmangur me kënaqësi dhe ata ndoshta do të donin të na shmangnin edhe neve. Ne do të luajmë një finale të mundshme kundër tyre”, deklaroi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori