LAJMI I FUNDIT:

Kongresistë e senatorë amerikanë letër Osmanit e Kurtit: Gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët forcoi sigurinë kombëtare të SHBA-së

Kongresistë e senatorë amerikanë letër Osmanit e Kurtit: Gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët forcoi sigurinë kombëtare të SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pranuar një letër falënderimi nga anëtaret e senatit amerikan, Jeanne Shaheen dhe Meggie Hassan dhe kongresistët Annie Kuster e Chris Pappas.

Në këtë letër, e cila është publikuar nga presidentja Osmani në Twitter, ata kanë falënderuar shtetin e Kosovës, që ka strehuar refugjatët afganë.

Ndër të tjera, në këtë letër thuhet se gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët deri në përfundim të procesit të verifikimit, ka forcuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


“Gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët ka forcuar sigurinë kombëtare të SHBA-së duke lejuar të përfundojë një proces rigoroz verifikimi përpara se afganët të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në letër.

Tutje ata kanë shtuar se mbështetja që ka dhënë Kosova në këtë aspekt nuk do të harrohet.

Presidentja Osmani, ka falënderuar kongresistët dhe senatorët, duke shtuar se SHBA-ja mund të llogarisë në mbështetjen e Kosovës edhe në të ardhmen.

Senatore Jeanne Shaheen, Maggie Hassan, Annie Kuster, Chris Pappas ju faleminderit për letrën dhe vlerësimin tuaj. Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me vlerat e qëllimet e përbashkëta. SHBA mund të llogarisë në mbështetjen tonë në të ardhmen. Më të fortë së bashku”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori