LAJMI I FUNDIT:

Pagat e deputetëve për një muaj i kushtojnë buxhetit të Kosovës 185 mijë euro, KDI kërkon Kuvend që funksionon

Pagat e deputetëve për një muaj i kushtojnë buxhetit të Kosovës 185 mijë euro, KDI kërkon Kuvend që funksionon
Foto: Arkiv

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas seancës që u mbajt sot në Kuvend, ku munguan shumica e deputetëve.

KDI thotë se pagat e  120 deputetëve për një muaj kushtojnë 185 mijë euro, transmeton Telegrafi.

“Vetëm pagat bazë të 120 deputetëve të Kuvendi i Kosovës – Skupština Kosova për një muaj kushtojnë ? 185,000 Euro. Mëditjet për pjesëmarrje në seanca për 120 deputetë, për një muaj kushtojnë 30,000 Euro. Pse po mungojnë më shumë se gjysma e deputetëve në seanca? Kuvend që funksionon! Deputetë që nuk mungojnë”, thuhet në reagimin e KDI-së.


Deputetët edhe më herët janë kritikuar se nuk po marrin pjesë në seanca, Kuvendi ka filluar me seanca vetëm para 2 javësh, pasi që deputetët ishin përkushtuar më shumë në zgjedhjet lokale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori