LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq takohet me Putinin në Soçi, biseduan edhe rreth Kosovës

Vuçiq takohet me Putinin në Soçi, biseduan edhe rreth Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar më 25 nëntor me presidentin rus, Vladimir Putin, në Soçi të Rusisë.

Temë e takimit ndërmjet presidentit serb, Vuçiq dhe presidentit rus, Putin ishin edhe çështje politike.

Presidenti rus deklaroi se sa i përket Kosovës, pozita e Rusisë është ‘parimore’.


“Sa i përket Kosovës, ju e dini që pozita e Rusisë është parimore dhe nuk nënshtrohet ndaj situatës aktuale politike. Ne e përkrahim pozitën tuaj, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit me Kosovën dhe shpresoj që do të zgjidhet duke ju përshtatur interesave të të gjithë njerëzve që jetojnë atje”, tha Putin, transmeton REL.

Në anën tjetër, presidenti serb shprehi mirënjohje për përkrahjen e Rusisë në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

“Siç e dini tashmë, në rajonin tonë jemi dëshmitarë të shtimit të provokimeve dhe tensioneve, sidomos në territorin e Kosovës”, tha Vuçiq.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ngase e konsideron pjesë e territorit të saj.

As Rusia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe voton kundër anëtarësimit të saj në OKB. Rrjedhimisht Serbia refuzon të imponojë sanksione ndaj Moskës, e që është kërkesë e Bashkimit Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori