LAJMI I FUNDIT:

“Dr Flauti Magjik”, gjinekologu italian u ofronte seks pacienteve që t’ua “shërojë virusin”: Do të arrini imunitetin e nevojshëm

“Dr Flauti Magjik”, gjinekologu italian u ofronte seks pacienteve që t’ua “shërojë virusin”: Do të arrini imunitetin e nevojshëm

Mjeku italian i njohur me nofkën “Dr Flauti Magjik”, ka dhënë dorëheqje pasi është kapur gjysmë lakuriq në një dhomë hoteli me një femër, e cila është prezantuar si pacientja e tij – të cilës i kishte ofruar që t’ia shëroj virusin duke bërë seks me të.

Giovanni Miniello, 60-vjeç, gjinekologu nga Bari, i kishte thënë një gruaje 33-vjeçe se ka një virus që transmetohet seksualisht dhe që mund të shkaktojë kancerin, pavarësisht që testet i kishin dalë negative, transmeton Telegrafi.


“Kam shpëtuar shumë femra nga kanceri. Të gjitha ato që kanë pasur kontakt me mu kanë rezultuar negative më vonë”, i kishte thënë mjeku “pacientes”.

Por gruaja e identifikuar si Ana Maria kishte vendosur të kontaktojë të përditshmen italiane La Republica, me pretendimin se Miniello ia kishte prekur gjinjtë dhe ia kishte bërë me dije se i pëlqejnë femrat me gjinjtë e vegjël.

Ajo u tha gazetarëve se kishte mbetur e shokuar kur ai i propozoi që të bëjnë seks, e gjithçka ndodhi kur ajo e pyeti për rezultatet e Papa testit. Ana Maria i ishte drejtuar stafit të emisionit hulumtues “Le lene”, që angazhoi një gazetare që ta aktrojë pacienten.

Miniello i kishte thënë se “ka pika të bardha” në qafën e mitrës, që mund të tregojnë prezencën e HPV-së, e gjithashtu i kishte ofruar seks – duke pretenduar se do t’i jap imunitet pasi është vaksinuar.

E kur aktorja e pyeti për mjete kontraceptive, mjeku i tha se prezervativi nuk do të lejoj bartjen e antitrupave. Por para se të mendonte se do të ketë seks me të, gazetari u fut dhe e befasoi mjekun që ishte gjysmë lakuriq – duke ia bërë me dije se është kapur me “presh në dorë”.

“Unë, që me sukses kam shëruar qindra femra për më shumë se 40 vite… vetëm i kam propozuar tretman alternativ që jep rezultate”, tha Miniello para avokatit të tij – duke shtuar se kurrë nuk i ka detyruar dhunshëm femrat të kryejnë marrëdhënie seksuale me të.

E pas transmetimit të emisionit, janë lajmëruar edhe 15 gra tjera që kanë thënë se kanë qenë viktima të mjekut dhe mënyrën së tij të çuditshme të “mjekimit”.

Në anën tjetër, është bërë e ditur se kanë filluar hetimet ndaj tij, dhe se së shpejti pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori