LAJMI I FUNDIT:

Në Australi bëhet shkatërrimi i oxhaqeve të mëdha të termocentraleve, në mënyrë të kontrolluar

Në Australi bëhet shkatërrimi i oxhaqeve të mëdha të termocentraleve, në mënyrë të kontrolluar

Një shpërthim i kontrolluar shkatërroi dy oxhaqe të një termocentrali në Australi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një termocentral të braktisur që përdorte qymyr.


Siç thuhet më tej, në pamje shihet shkatërrimi i oxhaqeve të tij 175 metra të larta së bashku me objektin shoqërues.

Strukturat u shembën në vetëm pak sekonda pas shpërthimeve të fuqishme të kontrolluara.

Më shumë se 25,000 ton beton dhe 40,000 ton metal mbetën pas prishjes dhe shumica e këtij materiali do të riciklohet.

Termocentrali u hap në vitin 1957 dhe funksionoi deri në vitin 2014.

Pesë fabrika të tjera që përdorin qymyr do të mbyllen deri në vitin 2042, por Australia është kritikuar për zgjerimin e industrisë së saj të qymyrit. /Telegrafi/