LAJMI I FUNDIT:

Sllovakia nga nesër në izolim dyjavor

Sllovakia nga nesër në izolim dyjavor

Sllovakia njoftoi kufizime të reja sot për të shtypur një valë të re të pandemisë së coronavirusit.

Kafenetë, restorantet dhe të gjitha dyqanet jo ushqimore do të mbyllen nga e enjtja, ndërsa shkollat do të vazhdojnë të mbajnë mësimin.

“Një vlerësim i ri do të pasojë brenda dhjetë ditësh”, tha ministri i Ekonomisë Richard Sulik, ndërsa Sllovakia ka një nga nivelet më të larta të infeksionit me coronavirus në botë.


“Qeveria ka miratuar kufizime për dy javët e ardhshme”, tha ministri.

Me përjashtim të disa rasteve të jashtëzakonshme, banorët do të mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për blerjen e sendeve ushqimore bazë, për punë, shkollë ose për një vizitë te mjeku, thanë zyrtarët.

Do të lejohen edhe shëtitjet në natyrë. Shkollat do të mbyllen të fundit, ne duam që ato të qëndrojnë të hapura.

Sllovakia regjistroi dje mbi dhjetë mijë të infektuar rishtazi me COVID-19 për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i shtrimeve në spital arriti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një “pikë kritike”. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Dogji Kuranin dhe gjithçka transmetoi direkt në rrjetet sociale, policia në Mançester arreston burrin

Dogji Kuranin dhe gjithçka transmetoi direkt në rrjetet sociale, policia në Mançester arreston burrin

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Evropa
Kalo në kategori