LAJMI I FUNDIT:

Olaf Scholz merr detyrën e kancelarit gjatë muajit të ardhshëm, liderët e tri partive gjermane nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit

Olaf Scholz merr detyrën e kancelarit gjatë muajit të ardhshëm, liderët e tri partive gjermane nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit

Liderët e tri partive që duhet ta formojnë qeverinë e re në Gjermani, kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit ku bazuar në këtë marrëveshje pritet që muajin e ardhshëm ta marrin pushtetin.

Bazuar në marrëveshjen e koalicionit që e nënshkruan Socialdemokratët (SPD), të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP), ministri i Financave, Olaf Scholz që ishte kandidat i SPD-së për kancelar, do ta marrë detyrën nga Angela Merkel – që udhëhoqi fuqinë më të madhe ekonomike në Evropë për 16 vite, transmeton Telegrafi.

Pas përfundimit të sesionet të bisedimeve të koalicionit që filloi herët në mëngjes me qëllim që të formulohet teksti final i marrëveshjes, përfaqësuesit e tri partive kanë paralajmëruar që Olaf Scholz do t’ia paraqet opinionit marrëveshjen e arritur.


Marrëveshja do t’i prezantohet kryesisë së tri partive, ku të Gjelbrit planifikojnë të konsultohet me anëtarët e saj, derisa SPD-ja tashmë ka paralajmëruar konferencën për 4 dhjetor.

Scholzin e pret një situatë e rënduar – rritja e numrit të rasteve me COVID-19, fushata e vaksinimit dhe kundërshtimet e ashpra të qytetarëve lidhur me masat anti-COVID.

Mediat gjermane duke u thirrur në burime brenda partive të koalicionit, raportojnë se Analena Berbok nga të Gjelbrit do të jetë ministre e Punëve të Jashtme, e partneri i saj nga partia Robert Habek do të marrë funksionin e ri – “superministrit”, kombinim ky i ministrisë së Ekonomisë dhe asaj për Mbrojtjen e Ambientit. Krsitian Lindner, lider i FDP-së, do të jetë ministri i ri i Financave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori