LAJMI I FUNDIT:

Ngritët aktakuzë ndaj arsimtarit që rrahu nxënësen e tij 13 vjeçare në Viti

Ngritët aktakuzë ndaj arsimtarit që rrahu nxënësen e tij 13 vjeçare në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një mësimdhënësi në Viti, për shkak të veprës  penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Prokuroria bën të ditur se i pandehuri H.R ka keqtrajtuar e frikësuar nxënësen e moshës 13 vjeçare, transmeton Telegrafi.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit H.R., për shkak të veprës penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’, nga neni 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Sipas aktakuzës, i pandehuri H.R, më 01 Nëntor 2021, në një shkollë fillore në komunën e Vitisë, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, ashtu që derisa ishte duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit ka keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, nxënëses të moshës 13 vjeçe, në atë mënyrë që fillimisht i bërtet me ton të lartë, ia përplas çantën për banke, pastaj e sulmon duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe kur e dëmtuara dëshiron të largohet nga klasa, i njëjti e ndalon duke e shtyrë me duar dhe e përplasë në karrige”, thuhet në njoftim.

Prokuroria thekson se me këto veprime, i pandehuri H.R., ka kryer veprën e sipërshënuar penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori