LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj flet për postimin e Abazit: Në vend të statusit, çështjen do ta adresoja tek lidershipi i partisë

Deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj flet për postimin e Abazit: Në vend të statusit, çështjen do ta adresoja tek lidershipi i partisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur rreth reagimit të deputetit Haki Abazi, i cili nuk mori pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se arsyet ja ka përcjellë lidershipit të partisë.

Rexhaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është demokratike, andaj edhe secili deputet mund të jap mendimet e veta.

“Lëvizja Vetëvendosje është demokratike, deputetët tanë mund të japin mendimet e veta. Për shembull, nëse do të isha unë në vend të Hakiut, unë në vend të statusit, unë këtë veprim dhe këtë transmetim do ta bëja tek lidershipi dhe tek kryeministri Kurti, pa shkruar status. Së pari do ta bëja Grupit Parlamentar, pastaj brenda Lëvizjes Vetëvendosje e kështu me radhë”, ka thënë Rexhaj në Kanal10.


I pyetur nëse ka ndonjë pakënaqësi brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhaj ka thënë se kjo nuk është e mundur, pasi që ka kaluar ajo kohë.

“Në asnjë mënyrë, ka kaluar koha kur Lëvizja Vetëvendosje ka ndonjë krizë nga brenda dhe mendoj se jemi grupi më i fuqishëm parlamentar me një lloj koherence e konsistence dhe natyrisht se kemi të drejtë ta shprehim mendimin. Unë tregova se si do të veproja unë, pasi që ne jemi deputetë dhe jemi kolegë, unë e kam mik Abazin, por ai e ka zgjedhur një rrugë më të shpejtë duke e bërë publike veprimin e tij”, ka thënë Rexhaj.

Abazi nuk shkon në Kuvend: Ka një sër faktorë që më kanë shtyrë të mos marrë pjesë në seancë, i kam adresuar të gjitha te lidershipi
Lexo po ashtu Abazi nuk shkon në Kuvend: Ka një sër faktorë që më kanë shtyrë të mos marrë pjesë në seancë, i kam adresuar të gjitha te lidershipi

Në anën tjetër, deputeti Rexhaj ka mohuar edhe mundësinë se reagimi i Abazit vjen si rezultat i replikës me Kryetarin e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili dje nuk ia kishte ofruar mundësinë për të replikuar deputetit Abazi.

“Nuk e besoj, Hakiu e din më mirë është mirë ta pyesni atë, për besë nuk e di. Mua nuk më brengos ky status i Hakiut, për arsye se Hakiu i paska dërguar tek lidershipi, unë tregova çfarë do të bëja unë, ndërsa ai ka zgjedhur ta bëjë kështu”, ka shtuar Rexhaj.

Ai ka thënë se deputeti Abazi është i hapur për mediat dhe mund të flas vetë për veprimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kalo në kategori