Një pamje e re e qendrave të paraburgimit në provincën Xinjiang të Kinës ka ringjallur shqetësimet për pozicionin e ujgurëve myslimanë në Kinë.
Në të njëjtën kohë, shumë kanë frikë për sigurinë e personit që i publikoi pamjet në YouTube.
Videoja zgjat njëzet minuta dhe është regjistruar nga një person i quajtur Guanguan. Ai shkoi në Xinjiang pasi lexoi një sërë artikujsh të gazetës amerikane BuzzFeed News, ku thuhej se gjendeshin disa prej qendrave të paraburgimit në rajon, shkruan dw.
Videoja u publikua fillimisht në YouTube dhe ka tërhequr shumë vëmendjen e studiuesve që merren me qëndrimin e Kinës ndaj pakicave etnike në Xinjiang.
Alison Killing, një arkitekte që bashkëpunoi me BuzzFeed News për të krijuar një hartë të imazheve satelitore të kampeve, thotë se informacioni i ri nga videoja konfirmon atë që besohet se po ndodh në Xinjiang.
“Unë e kam vizituar tashmë Xinjiang një herë në vitin 2019 në një udhëtim me biçikletë, por qëllimi i vizitës sime këtë herë është krejtësisht i ndryshëm”, thotë Guanguan.
“Unë lexova një histori në të cilën gazetarët shënuan vendndodhjet e shumë qendrave të paraburgimit në Xinjiang duke krahasuar imazhet satelitore”, shtoi ai.
Gjatë rrugës, ai ndoqi një hartë satelitore të bërë nga BuzzFeed News, duke e krahasuar atë me imazhet satelitore të shërbimit kinez Baidu Maps. Kështu ai filmoi 18 objekte paraburgimi në tetë qytete në Xinjiang.
Në muajin korrik, ekipi i AP pati mundësinë të vizitonte “Qendrën e Paraburgimit Nr. 3” në Dabancheng, Xinjiang. Gazetarët e cilësuan objektin si më të madhin në vend, ndoshta edhe në botë, me një kompleks që shtrihet mbi 220 hektarë.
Agjencia amerikane e lajmeve bëri një vlerësim bazuar në pamjet satelitore, por edhe në qelitë dhe stolat që gazetarët regjistruan gjatë vizitës, sipas të cilave qendra mund të strehonte rreth 10 mijë njerëz dhe shumë më tepër nëse do të ishte plot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Agjencia gjermane e spiunazhit ‘beson se COVID-19 ka të ngjarë të ketë filluar në laborator’

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Më shumë se 50 të burgosur arratisen nga burgu i ‘mbipopulluar’ në Indonezi – zbulohen detaje dhe pamje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker