LAJMI I FUNDIT:

Konjufca ngushëllon Talat Xhaferin për viktimat e tragjedisë në Bullgari

Konjufca ngushëllon Talat Xhaferin për viktimat e tragjedisë në Bullgari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar sot një telegram homologut të tij nga Maqedonia Veriore Talat Xhaferi, nëpërmjet të cilit i ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Bullgari.

Konjufca ka shprehur ngushëllimet për familjet e pasagjerëve që humbën jetën në këtë tragjedi tronditëse, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Në këto momente tejet të rënda për popullin e Maqedonisë Veriore dhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes në Bullgari, jemi pranë për të shprehur solidaritetin vëllazëror dhe për të ndarë dhimbjen me ju. Jemi pranë autoriteteve maqedonase, familjeve dhe popullit tuaj në këto çaste të rënda për të gjithë”, thuhet në telegram.


“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e pasagjerëve që humbën jetën në këtë tragjedi tronditëse dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve.

Jemi pranë autoriteteve maqedonase, familjeve dhe popullit tuaj në këto çaste të rënda për të gjithë”, thuhet në telegramin e Konjufcës. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori