LAJMI I FUNDIT:

​Seanca plenare nis me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

​Seanca plenare nis me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të 45 viktimave që humbën jetën në një aksident tragjik në Bullgari.

Mëngjesin e së martës në autostradën Struma, një autobus me pasagjerë të kombësive të ndryshme, në mesin e tyre shqiptarë e maqedonas, u përfshi nga zjarri.


Deri më tani është raportuar për 45 persona të vdekur, prej tyre 12 fëmijë, ndërsa shtatë të tjerë po marrin trajtim mjekësor.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje, ku tha se janë të tronditur me këtë lajm të hidhur.

“Të gjithë sot jemi tronditur nga lajmi i hidhur që e morëm në orët e hershme të mëngjesit për aksidentin tragjik, i cili ndodhi në Bullgari. Me ç’rast 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut e humbën jetën në këtë aksident tragjik. Prandaj për këtë arsyeje po ju thërras që t’i nderojmë të gjitha viktimat me një minutë heshtje.. Të gjithë ata që u ndanë kjo jetë, u prehshin të qetë në amshim. Kurse të lënduarve u urojmë shërim të shpejt”, ka thënë Konjufca.

Organi më i lartë legjislativ gjatë ditës së sotme do të shqyrtojë tetë pikat e mbetura nga dita e djeshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori