LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia e autobusit në Bullgari, të gjitha detajet që dihen deri tani

Sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut, ku nga përplasja e autobusit me mbrotjëset e rrugës kanë humbur jetën 45 njerëz të Maqedonisë së Veriut ndërsa 7 tjerë janë lënduar dhe janë akomoduar në spitalin më të afërt, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kur?


Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e ditës së sotme-e martë (23 nëntor, 2021).

Ku?

Gjatë udhëtimit nga Stambolli për në Shkup, autobusi i kompanisë “Besa Trans” me 52 persona ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset e rrugës dhe pastaj i njëjti është përfshirë nga zjarri.

Autobusi ka dalë nga autostrada Struma në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut.

MT: Besa Trans ka pasur licencë të rregullt për transport ndërkombëtar
Lexo po ashtu MT: Besa Trans ka pasur licencë të rregullt për transport ndërkombëtar
Pamje nga droni i vendit në Bullgari ku u aksidentua autobusi – me 45 viktima
Lexo po ashtu Pamje nga droni i vendit në Bullgari ku u aksidentua autobusi – me 45 viktima

Pse?

Arsyet e sigurta dhe zyrtare nuk dihen pasi do të duhet që zyrtarisht të merren autoritetet bullgare dhe maqedonase, të cilët janë në terren.

Por, sipas ekspertëve nga Bullgaria, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur.

Në atë moment është derdhur karburanti pasi në autobus ka punuar ngrohja.

Më pas ka pasur një zjarr prej i cili ka qenë fatal për pasagjerët.

Ekspertët bullgarë japin supozimet e tyre rreth shkaktarit të aksidentit tragjik të autobusit me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut
Lexo po ashtu Ekspertët bullgarë japin supozimet e tyre rreth shkaktarit të aksidentit tragjik të autobusit me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut

Kush?

Emrat e viktimave dhe të të lënduarve nuk dihen me siguri por nga informacionet e para bëhet fjalë për 45 të vdekur, ku mbi 12 janë të rinj kurse tjerët janë të moshës madhore.

Në mesin e viktimave ka një familje 4 anëtarëshe, dhe 8 persona janë me të njejtin mbiemër.

Zaev konfirmon shuarjen e familjes katër anëtarëshe nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Bullgari
Lexo po ashtu Zaev konfirmon shuarjen e familjes katër anëtarëshe nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Bullgari

Gjatë ditës do të ketë informacione më të detajuara për këtë temë por këto janë informacionet e para për këtë ngjarje tragjike.

Zyrtarë nga Maqedonia dhe nga Bullgaria janë duke u marrë me detaje rreth aksidentit – prokuroritë e dy vendeve kanë dërguar ekspertë ndërkohë që vendet e NATO-së i kanë shprehur Maqedonisë së Veriut gatishmërinë për të ndihmuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori