LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë thotë se Biden synon të rikandidojë në zgjedhjet e vitit 2024

Shtëpia e Bardhë thotë se Biden synon të rikandidojë në zgjedhjet e vitit 2024

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se presidenti amerikan Joe Biden, synon të kandidojë për zgjedhje në vitin 2024, pas një raporti që tregon se komandanti i përgjithshëm dhe stafi i tij po përpiqen të qetësojnë shqetësimet për perspektivat e tij të ardhshme politike.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, kur sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u pyet në bordin e Air Force One nëse ajo mund ta konfirmonte nëse Biden do të kandidonte sërish në vitin 2024 dhe nëse po ia thoshte këtë stafit, ajo u përgjigj: “Po, ky është qëllimi i tij”.

Washington Post raportoi gjatë fundjavës se Biden dhe anëtarët e rrethit të tij të ngushtë iu kanë thënë aleatëve se ka në plan të kandidojë përsëri –një përpjekje për të adresuar shqetësimet nëse ai mund të angazhohet në një fushatë tjetër presidenciale duke pasur parasysh moshën e tij.


Biden, i cili mbushi 79 vjeç gjatë fundjavës, ka pohuar se dëshiron të kandidojë përsëri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori