Nga: Jorge Bucay
Përktheu: Bajram Karabolli
Në një mbretëri të gëzuar, ku njerëzit kurrë nuk arrijnë dot, apo ndoshta ku njerëzit kalojnë përjetësisht pa e marrë vesh …
Në një mbretëri magjike, ku gjërat e pakapshme, bëhen të kapshme …
Kishte një herë …
Një gjol të mrekullueshëm.
Ishte një lagunë me ujë të pastër kristal ku notonin peshq të të gjitha ngjyrave që njohim dhe ku tonet e blerimit reflektoheshin pa reshtur …
Dhe, në atë gjol magjik e transparent, pasi u bënë bashkë, si dy shokë të ngushtë, trishtimi dhe zemërimi, shkuan për të bërë banjë.
I hoqën rrobat dhe, ashtu lakuriq, të dy u futën në gjol.
Zemërimi, i nxituar (siç është gjithmonë zemërimi), plot ngut – pa ditur as vetë pse – bëri banjë shpejt e shpejt dhe, me vërtik, doli nga uji …
Por, siç dihet, zemërimi është i verbër, ose, të paktën, nuk e dallon qartë realitetin, kësisoj, lakuriq dhe i nxituar, me të dalë nga uji, veshi të parat rroba që hasi përpara …
Dhe ndodhi që ato rroba nuk qenë të tijat, por të trishtimit …
Dhe ashtu, i veshur me trishtim, zemërimi iku.
Shumë ngadalë e shumë i qetë, si përherë, i vendosur të qëndrojë aty ku është, trishtimi mbaroi së lari dhe, pa kurrfarë nxitimi (ose më mirë të thuash pa e vrarë mendjen se koha ikën), më nge dhe lehtë-lehtë doli nga gjoli.
Por, në breg nuk ishin rrobat e tija.
Siç e dimë të gjithë, gjëja që trishtimi nuk e duron dot është të rrijë lakuriq, kështu që veshi rrobat që gjeti aty, të cilat ishin rrobat e zemërimit.
Tregojnë se qysh atëherë ndodh shpesh se dikë që është i zemëruar, i verbër, mizor, i tmerrshëm dhe tërbuar, po ta shohim me kujdes dhe për një farë kohe, do të vëmë re se zemërimi i tij në dukje është një maskë, dhe pas asaj maske prej zemërimi, në të vërtetë … fshihet trishtimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
GJUHA SHQYPE
Gazeta amerikane, për shqiptarët (1904): Populli më fisnik, racë e bardhë e gjakut më të pastër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj