Mbroni veten nga COVID-19 në Ditën e Falënderimeve duke bërë këtë ndryshim të thjeshtë
Me vaksinat dhe dozat përforcuese të vaksinës anti-COVID të disponueshme në botë, do të jetë një Ditë Falënderimesh shumë më optimiste krahasuar me vitin e kaluar.
Sidoqoftë, edhe nëse i keni marrë dozat e vaksinës, ka ende një shans të vogël që të përfundoni me një infektim. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse jeni duke marrë pjesë në një mbledhje më të madhe festash se vitin e kaluar.
Për fat të mirë, ka një mënyrë të thjeshtë për të zbutur disa nga këto rreziqe këtë Ditë Falënderimesh dhe nuk kërkon ndonjë përpjekje shtesë nga ju: Sigurohuni që të keni ajrosje të duhur kudo që jeni ulur për darkë.
Kur bëhet fjalë për festën tuaj të Falënderimeve, hapja më e vogël e asaj dritareje ose lënia hapur e derës së dhomës mund të bëjë një ndryshim të madh.
“Edhe në një mjedis të ftohtë, është e mundur të hapësh një dritare”, tha së fundmi për ABC News Marc Siegel, drejtor i sëmundjeve infektive në Universitetin George Washington. “Ju mund të humbni një pjesë të nxehtësisë, por të paktën hapni një dritare në secilën anë të dhomës për të lejuar që ajri i dhomës të qarkullojë”.
Dhe nëse jetoni në një klimë më të ngrohtë, mund të mendoni të hani darkën tuaj të Falënderimeve jashtë për të zvogëluar rrezikun e infektimit me COVID-19.
Përveç shtimit të ajrosjes së duhur, mund ta ruani veten edhe më shumë duke mos dalë shpesh në ditët para darkës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës