LAJMI I FUNDIT:

Nga viktimat ka edhe fëmijë, njerëzit kërcyen nga dritaret – detaje rreth aksidentit të autobusit me 46 të vdekur në Bullgari

Nga viktimat ka edhe fëmijë, njerëzit kërcyen nga dritaret – detaje rreth aksidentit të autobusit me 46 të vdekur në Bullgari

Së paku 45 persona kanë vdekur në një aksident autobusi në Bullgari herët të martën, kanë konfirmuar të martën zyrtarë të këtij shteti.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha se “45 ose 46 njerëz vdiqën” në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.


“Shtatë pasagjerë u shpëtuan” dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet, tha Nikolov. Ata ishin dy gra dhe pesë burra.

Aksident tragjik në Bullgari, së paku 46 të vdekur
Lexo po ashtu Aksident tragjik në Bullgari, së paku 46 të vdekur

Sipas Euronews, pesë fëmijë ishin midis atyre që humbën jetën në aksident.

“Të mbijetuarit janë të traumatizuar, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga dritaret”, tha Maya Arguirova, drejtuese e qendrës së trajtimit të djegieve ku u transportuan.

Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe po udhëtonte nga Stambolli në Shkup, ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur.

Ndërkohë që shkaku i aksidentit në këtë fazë nuk mund të përcaktohet.

“E vetmja gjë që është e qartë është se autobusi kishte targa maqedonase”, tha kryeministri bullgar në detyrë Stefan Janev, i cili vizitoi vendin e ngjarjes dhe refuzoi të jepte detaje për kombësinë e viktimave.

“Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se mund të jetë diçka e tillë sepse autobusi është i regjistruar në këtë vend”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë për Nova TV.

Agjencia bullgare e lajmeve Novinite raportoi se përfaqësues nga ambasada e Maqedonisë së Veriut vizituan një spital ku u dërguan disa nga viktimat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori