LAJMI I FUNDIT:

City fiton me rezultat bindës ndaj Evertonit dhe vazhdon me presion ndaj Chelseat

City fiton me rezultat bindës ndaj Evertonit dhe vazhdon me presion ndaj Chelseat

Manchester City ka triumfuar 3-0 ndaj Evertoni në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.

Citizens e filluan mjaft furishëm takimin, duke dominuar ndaj mysafirëve me raste dhe me posedim të topit.

Por, goli i parë i takimit erdhi në minutën e 44-të, kur Raheem Sterling u asistua nga Joao Canecelo për t’i kaluar Citizens në epërsi.


Në 45 minutat e dytë, sërish ishte City që dominonte, derisa shpërdoruan edhe shumë raste për gola.

Por, kur po kalonte minuta e 55-të, Rodri shënoi një gol brilant nga distanca, për të dyfishuar kështu epërsinë.

Më pas, kampioni në fuqi realizoi edhe golin e tretë me anë të Bernardo Silvas (86′), për të vulosur kështu triumfin 3-0.

Pas javës së 12-të, Manchester City mbetet hije e Chelsea me 26 pikë, tre më pak se The Blues, derisa Evertoni gjendet në të 11-in me 15 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

La Liga
Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ndërkombëtare
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Kombëtarja e Shqipërisë
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Kalo në kategori