LAJMI I FUNDIT:

A ekziston një marrëveshje e fshehtë për afatin e përfundimit të dialogut me Serbinë?

A ekziston një marrëveshje e fshehtë për afatin e përfundimit të dialogut me Serbinë?

Dialogu Kosovë-Serbi me një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të përfundojë brenda një afati të caktuar, që sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi përputhet me mandatin e kryeministrit, Albin Kurti. Por, një profesor universitar në Prishtinë dyshon se mund të ketë një marrëveshje në heshtje  për finalizimin e  dialogut nga të gjitha palët, përfshirë edhe Amerikën.

Gjatë intervistës në “Përballje”, në Telegrafi.com, Bislimi tha se afatet kohore për arritje të marrëveshjes janë paraqitur, por ai nuk dha një datë të saktë.


Por palës serbe nuk po i pëlqen ky konstatim i institucioneve të Kosovës.

Kryenegociatori serb Petar Petkoviq insiston se nuk ka afate për dialogun.

Ai dialogun e lidh me “atë se sa pala kosovare i zbaton marrëveshjet sidomos atë për Asociacionin e komunave serbe”.

Mirëpo, profesori universitar Dorajet Imeri dyshon se mund të ketë një marrëveshje në heshtje  për fianlizimin e  dialogut nga të gjitha palët përfshirë edhe Amerikën.

“Duket se ka një marrëveshje, pasi nuk është vetëm Qeveria e Kosovës që thotë se duhet të afatizohet periudha e negocimit. E kanë përmendur edhe përfaqësuesit amerikan se gjatë mandatit të Qeverisë Kurti duhet të përmbyllen bisedimet me Serbinë. Konsideroj se mund të ketë një marrëveshje për atë se si duhet të operojmë me kohën në raport me përmbylljen e bisedimeve me Serbinë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Dorajet Imeri.

Ai thotë se megjithatë në këtë proces Kosovën po e penalizon zotimi i marrë më parë për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Kosova do të duhet një dijë t’i përdorë armët e saj të forta. Por që pozitën nuk e ka të favorshme në raport me Asociacionin e Komunave serbe. Prandaj themi se ka njëfarë kompleksiteti në atë se kush çfarë përfaqëson”, deklaroi Imeri.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takun së fundmi gjatë së mërkurës në Bruksel, por që takimi trepalësh nuk ndodhi pasi që Serbia insistoi që në atë takim të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori