LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, lëndohen tre persona

Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, lëndohen tre persona

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Lipjan, me ç’rast tre persona janë lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Telegrafit se në aksidentin që ka ndodhur ë rrugën magjistrale Prishtinë – Lipjan, janë përfshirë tri automjete


“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/