LAJMI I FUNDIT:

Një rënie dramatike në shitjet e veturave të reja në Evropë, Stellantis kaloi VW Group

Një rënie dramatike në shitjet e veturave të reja në Evropë, Stellantis kaloi VW Group

Shitjet e veturave të reja në Evropë ranë me 29 për qind në tetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. 

Regjistrimet e veturave të reja në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë janë në nivelin e 798,693 automjeteve, sipas një raporti të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA).


Hyundai, Kia, Porsche dhe Smart arritën rritje të shitjeve pavarësisht rënies së tregut, ndërsa Jaguar dhe Ford shënuan një rënie drastike.

Rënia prej 42 për qind në dërgesat e Grupit Volkswagen në tetor do të thotë se Stellantis e ka kaluar atë si prodhuesi më i shitur i veturave në Evropë, por shitjet e grupit gjithashtu kanë rënë me 32 për qind.

Stellantis shiti 165,866 vetura muajin e kaluar, krahasuar me 165,309 vetura të Grupit Volkswagen.

Markat që operojnë brenda Grupit VW kanë ndërprerë prodhimin disa herë këtë vit, duke përfshirë fabrikën kryesore të Volkswagen në Wolfsburg, Gjermani, për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve, ose çipave.

Grupi VW, si dhe prodhuesit e tjerë të veturave, u japin përparësi markave dhe veturave të tyre më fitimprurëse në prodhim, gjegjësisht çipat janë prioriteti i tyre. Kështu, Porsche rriti shitjet me 13% në tetor. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Auto
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Auto
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Auto
Kalo në kategori