Elon Musk është i pasur. I pasur shumë. Në fakt, ai është njeriu më i pasur në planet.
Nëse doni të shihni se si kjo përkthehet në mënyrë të neveritshme në pagën mesatare në Mbretërinë e Bashkuar në kohë reale – dhe jo vetëm – atëherë ekziston një kalkulator në internet për ta bërë këtë.
Krijuar nga selectcarleasing.co.uk, mjeti fillon të numërojë të ardhurat e shefit të Tesla-s nga momenti që klikoni në faqen e internetit, përcjell Telegrafi.
Ai gjithashtu e krahason atë me disa emra të mëdhenj në industrinë e automobilave si Lewis Hamilton dhe Jeremy Clarkson.
Por koha që i duhet Elonit për të fituar atë që punonjësi mesatar në Mbretërinë e Bashkuar merr në shtëpi në një vit është vetëm 1 minutë e 47 sekonda, shkruan Metro.co.uk.
Po pra, ata duhet të mundohen për 365 ditë për të bërë atë që prodhon Musk në 107 sekonda.
Dhe nëse do të bëhej një krahasim me pagën në Kosovë, paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020 ishte 380 euro, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përcjell Telegrafi.
Nëse këtë shifër do të konvertonim në dollarë, i bie që paga mesatare në Kosovë gjatë vitit 2020 të ketë qenë 432 dollarë.
Pra, në një llogaritje sipas një kalkulatori, i bie që një pagë mesatare vjetore në Kosovë të jetë në vlerë prej 5.184 dollarë që është e barabartë me atë që Musk mund të fitojnë në vetëm 14 sekonda.
Pavarësisht këtyre, Elon ka shitur shtëpitë dhe është përpjekur të “heqë qafe” pasurinë materiale.
Megjithatë, realisht, asnjëra nga këto gjëra nuk do të dëmtojë sasinë e madhe të pasurisë që ai ka grumbulluar përmes Tesla dhe SpaceX. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit