LAJMI I FUNDIT:

​Në QKUK përurohet renovimi i laboratorit të Institutit të Patologjisë

​Në QKUK përurohet renovimi i laboratorit të Institutit të Patologjisë

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) sot është përuruar laboratori rinovuar i Institutit të Patologjisë, donacion nga Care for Kosova Kids dhe qeveria holandeze, investim ky me vlerë mbi 130 mijë euro.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha u shpreh se qeveria është e përkushtuar t’i largojë të gjitha barrierat për donatorët.

Berisha ka uruar që projekte të tilla të ketë sa më shumë në sistemin shëndetësor në Kosovës pasi që sipas tij në këtë mënyrë rritet komoditeti i punës së personelit mjekësor dhe ngritet cilësia e shërbimeve mjekësore.


“Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Shëndetësisë është e vendosur t’i largojë të gjitha barrierat që ekzistojnë në rastin e bashkëpunimeve nga donatorë të ndryshëm dhe shpresoj që të vijmë sa më shpejt dhe sa më shpesh me investime të tilla në ShSKUK, spitalet rajonale dhe në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të cilat ndikojnë në rritjen e komoditetit të punës të profesionistëve shëndetësor në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, theksoi Berisha.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi tha se ky institucion krahas menaxhimit të pandemisë nuk ka lënë anash shërbime tjera mjekësore.

Krasniqi u shpreh edhe se përmes këtij renovimi po krijohen kushte më të mira që profesionistët shëndetësorë të kryejnë si duhet punët e tyre.

“Përkundër ballafaqimi me pandeminë COVID-19 ShSKUK nuk ka lënë anash asnjëherë as shërbimet e tjera për pacientët jo COVID[…]03\55Ne kemi arritur që të krijojmë kushte më të mira dhe të përmirësojmë sigurinë në punë për stafin tonë. Vlera e përgjithshme e donacionit në renovimin e këtyre hapësirave kap diku 135 mijë dhe krahas renovimit të hapësirave janë siguruar edhe një pjesë e pajisjeve mjekësore dhe invertarit tjetër që po ashtu do të ndikoj në rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore për pacientët që do keni nevojë të marrin rezultatet e mostrave nga ana e Institutit të Patologjisë. Me këtë rast të përmend faktin se derisa jemi këtu në Institut është duke vazhduar edhe renovimi i Morgut me mjetet të ministrisë së Shëndetësisë“, u shpreh ai.

Ambasadorja e Holandës në Kosovës, Carin Lobbezoo tha se është e lumtur që përmes këtij donacioni po ndihmojnë QKUK-në në diagnostikimin e fëmijëve në departamentin e Hematologjisë dhe Onkologjisë pediatrike, por edhe të pacientëve të tjerë pranë QKUK-së.

Ajo tha edhe se Holanda dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira dhe së bashku mund të bëjnë ndryshime të vërteta që kanë ndikim pozitivë.

“Bashkëpunimi ndërmjet stafit të QKUK-së, Departamentit të Onkologjisë për Fëmijë, Princess Máxima Centre dhe Care for Kosovo Kids simbolizon realisht dhe shumë praktikisht miqësinë mes Kosovës dhe Holandës. Kjo tregon se kur ne i bashkojmë forcat, njerëzit nga Kosova dhe Holanda mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë së bashku, dhe ata mund të ndryshojnë jetën këtu në Qendrën Klinike Universitare. Dëshmia e kësaj është Departamenti i ri i Patologjisë që po hapni tani, por gjërat nuk ndodhin brenda natës. Realizimi i një projekti të tillë dhe një laboratori të ri kërkon këmbëngulje, përkushtim dhe tejkalim të shumë pengesave”, theksoi ajo.

Ndërsa, Anke Gerrits nga Care for Kosova Kids tha se përmes këtij donacioni janë përmirësuar kushtet e punës për patologët por edhe shërbimet për pacientët.

“Një aspekt kritik i trajtimit të fëmijëve është diagnoza e saktë. Prandaj, jam e lumtur që sot do të hapim një laborator të ri të Patologjisë, i cili do të përdoret jo vetëm për fëmijët këtu, por edhe për të gjithë pacientët në Kosovë. Pas rinovimit, në të vërtetë pas rindërtimit, ky laborator përmirëson drejtpërdrejt kushtet e punës për patologët dhe stafin ndihmës. Dhe si rezultat, përmirëson cilësinë e vlerësimeve patologjike, përfshirë ato për fëmijë”, tha ajo.

Drejtoresha e Institutit të Patologjisë, Rina Limani tregoi se situata pandemike ka ndikuar edhe në vonesat për renovimin e këtij laboratorit./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori