LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me blogerin që krijoi setet për gjashtë lojërat e Squid Game – dëshiron të zhvillojë një garë me 456 lojtarë

Njihuni me blogerin që krijoi setet për gjashtë lojërat e Squid Game – dëshiron të zhvillojë një garë me 456 lojtarë

Blogeri MrBeast ka shpenzuar miliona dollarë duke rikrijuar çdo sfidë sikurse te seriali i Netflix, Squid Game.

Ylli i rrjeteve sociale donte të sillte në realitet shfaqen televizive, por tha se do ta bënte këtë vetëm nëse merr më shumë se 10 milionë pëlqime në videon e tij në TikTok.

Pasi u arrit numri i dëshiruar i pëlqimeve, MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, vendosi që ky tani do të ishte ishte projekti i tij i ardhshëm i madh, transmeton Telegrafi.


Ai ka shpenzuar afërsisht 2 milionë dollarë në rikrijimin e gjashtë lojërave të Squid Game në një set. Duke gjykuar nga videoja e shpërndarë së fundmi, skenat duken goxha të sakta për nga estetika dhe përmasat.

Ai dëshiron të marrë 456 garues, po aq sa ishin në seri, për të garuar në lojërat sikurse ishin te seriali.

Natyrisht, ai nuk do të vrasë secilin prej pjesëmarrësve që dështojnë – atyre thjesht do t’u kërkohet të largohen.

MrBeast tha se do të jepen çmime deri në 1.5 milionë dollarë.

Por shumë njerëz e kanë kritikuar blogerin pasi sipas tyre ai kishte humbur të gjithë poentën e serialit të Netflix, pasi të gjithë konkurrentët në Squid Game hyjnë në lojë sepse janë të zhytur me borxhe ndërsa jetojnë në varfëri. /Telegrafi/