LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Raporti me Amerikën nuk është çështje çmimi, të mos shikohet çështja e gazit vetëm në aspektin ekonomik

Selmanaj: Raporti me Amerikën nuk është çështje çmimi, të mos shikohet çështja e gazit vetëm në aspektin ekonomik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se puna e gazit duhet të shihet më së paku në aspektin ekonomik dhe shtoi se “Raporti me Amerikën nuk është çmimit”.

Gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohet për projektin e gazsjellësit, tha se kjo çështje duhet parë edhe në kontekst të sigurisë dhe aspekte tjera.

Madje, Selmanaj krahasoi këtë rast me atë të bombardimeve të NATO-s gjatë luftës në Kosovës, ku u shpreh se nëse do të kalkulohej se sa kushtonin raketat, nuk do të ndodhnin bombardimet e NATO-s.


“Mos e reduktoni në çështje të çmimit, sepse po të reduktohej në çështje të çmimit unë jam i sigurt që as intervenimi i NATO-s në Kosovë nuk do të ndodhte, nëse e kishim kalkulu, ose nëse të tjerët e kishin kalkuluar se sa kushton një raketë për të sulmuar Serbinë”, tha Selmanaj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Siç u shpreh Selmanaj, të tilla çështje duhet të shihen përtej kontekstit ekonomik.

“Ndoshta më së paku në kontekstin ekonomik, duhet parë edhe në kontekst të sigurisë por edhe në kontekst të fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar, e që disa prej tyre nga ana e Qeverisë as që e kanë kuptuar çka po them me këtë”, u shpreh Selmanaj.

Selamanj tha se sa herë që Kosova i ka pasur punët mirë me SHBA-në, ka qenë më mirë për vendin.

“Raporti me Amerikën nuk është çështje e çmimit, nuk është çështje për një periudhë të caktuar, është çështje strategjike e afatgjatë. Kosova sa herë punë i ka pasur mirë me amerikanët na ka ra mirë si Kosovë”, tha Selmanaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori