LAJMI I FUNDIT:

Tani mund ta riparoni në shtëpi iPhone dhe iMac – Apple do të shesë pjesët dhe mjetet e duhura

Tani mund ta riparoni në shtëpi iPhone dhe iMac – Apple do të shesë pjesët dhe mjetet e duhura

Apple do të lejojë përdoruesit e iPhone dhe Mac të riparojnë pajisjet e tyre në shtëpi.

Apple planifikon të fillojë shitjen e pjesëve dhe mjeteve për të riparuar pajisjet e saj dhe gjithashtu do të ofrojë udhëzime se si ta bëni këtë në shtëpi në vend që t’i sjellë ato në një dyqan ose ndonjë shërbim të palëve të treta.

Fillimisht, programi do të zbatohet për iPhone 12 dhe iPhone 13, dhe më pas për Mac me procesorë M1. Përdoruesit e pajisjeve Apple do të mund të zëvendësojnë ekranin, baterinë dhe kamerën e iPhone duke përdorur pjesët origjinale, ndërsa opsionet e tjera do të jenë të disponueshme më vonë. Kjo është një gjë e madhe për Apple, e cila tradicionalisht ka qenë kundër riparimeve jashtë dyqaneve të saj.


Apple e ka quajtur programin e saj, Self Service Repair dhe do të dal në fillim të vitit të ardhshëm në SHBA dhe më pas do ta zgjerojë atë në vende të tjera. Megjithatë, u theksua se do të jetë i destinuar për “teknikët individualë me njohuri dhe përvojë në riparimin e pajisjeve elektronike” dhe se shumica e përdoruesve do të duhet ende të kërkojnë ndihmën e profesionistëve.

Megjithatë, një hap i madh është fakti që Apple tani ofron opsionin për klientët që kanë guximin t’i bëjnë vetë riparimet.

Kryerja e riparimeve vetë nuk do ta anulojë garancinë, por kjo mund të ndodhë nëse ndodh dëmtimi. /Telegrafi/