LAJMI I FUNDIT:

Lajçak kërkon progres në procesin e dialogut, Serbia insiston për Asociacionin

Lajçak kërkon progres në procesin e dialogut, Serbia insiston për Asociacionin

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar të martën në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter Lajçak ka bërë të ditur se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së se është i nevojshëm një përparim në rrjedhën e dialogut.

“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre në takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në dialog. Unë gjithashtu i informova për Këshillin e BE-së të hënën dhe përsërita pritjet e vendeve anëtare. Është koha për përparim të vërtetë”, shkori ai.


Delegacioni serb ka dalë më një komunikatë pas takimit në Bruksel.

Sipas tyre, “varet nga Prishtina” nëse më vonë gjatë ditsë do të ketë takim trepalësh në Bruksel: BE – Kosovë – Serbi.

Tutje thonë se pala serbe ka shkuar në Bruksel për të folur për Asociacionin dhe tema të tjera.

“Ne kemi ardhur të bisedojmë dhe jemi absolutisht të gatshëm për bisedime me Prishtinën. Për këtë jemi këtu. Tash në pyetje është konstruktiviteti i tyre se a do të vijë deri te takimi direkt, gjithçka varet nga Prishtina. Ne kemi ardhur në Bruksel duke u nisur nga ftesa e BE-së që sot të flasim për formimin e Asociacionit. Kështu është potencuar në ftesën e BE-së të datës 30 shtator”, thuhet në komunikatë.

Serbia insiston se zbatimi i Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë prioritet në procesin e dialogut, ndërsa për Kosovën prioritet është çështja e të pagjeturve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori