LAJMI I FUNDIT:

Bulls marrin fitore bindëse ndaj Lakers, rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Bulls marrin fitore bindëse ndaj Lakers, rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër rreth në NBA, aty ku spektakli nuk mungoi, e diferenca mes pikësh ishte tejet e ngushtë në disa prej takimeve.

Los Angeles Lakers janë mposhtur në udhëtim te Chicago Bulls me rezultat 121-103, duke arritur që ta fitonin vetëm çerekun e fundit.

Me vetëm pesë pikë dallim, Portland Trail Blazer ia doli të triumfonte ndaj Toronto Raptors, 118-113, e fitore në këtë rreth mori edhe Miami Heat si nikoqir i Oklahoma City Thunder, 103-90.


Një përballje tejet e zjarrtë ishte edhe ajo në mes të Phoenix Suns, që ia dolën të fitonin përball Minnesota Timberwolves, 99-96.

Triumf më spektakolar mori Memphis Grizzlies në takimin kundër Houston Rockets, me shifrat 136-102, derisa me nëntë pikë dallim triumfoi edhe Dallas Mavericks ndaj Denver Nuggets, 111-101.

Numër i vogël i pikëve u realizua edhe në takimin mes New York Knicks ndaj Indiana Pacers me rezultat 92-84, ndërsa në anën tjetër fitore më të lehtë shënoi Atlanta Hawks kundër Orlando Magic, 129-111.

Duel i vështirë ishte edhe ai mes Cleveland Cavaliers e Boston Celtics, me këta të fundit që fituan në shtëpi me shifrat 98-92.

Në këtë rreth ia doli edhe Sacramento Kings, që fituan ndaj Detroit Pistons, 129-107, e me pesë pikë diferencë fitore mori edhe Washington Wizards kundër New Orleans Pelicans, 105-100. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Barcelona pret të marrë miliona euro nga FIFA për Gavin dhe Araujon

Ndërkombëtare
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
Kalo në kategori