Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla deklaroi sot në Bruksel se NATO dhe Bashkimi Evropian nuk duhet ta tolerojnë qasjen agresive të Serbisë karshi Kosovës.
Ajo në takimin e ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore ka folur për ndikimin rus dhe kinez përmes Serbisë në Ballkan.
Gërvalla ka ngritur çështjen e zhvillimeve të fundit në Kosovë e cila ka pranuar kërcënime të hapura për luftë nga shteti fqinj, Serbia.
Ajo ka njoftuar ministrat e jashtëm me kërcënimin e drejtpërdrejtë, që është manifestuar me prezencë të trupave dhe automjeteve të Serbisë në kufirin e Kosovës duke përfshirë edhe avionët luftarakë rusë, përkatësisht MIG 29.
Për më tepër, ka theksuar se gjatë kësaj krize, ambasadori rus u paraqit në kufirin e Kosovës dhe i mirëpriti këto kërcënime e lëvizje agresive të Serbisë.
Ndryshe, takimi i sotëm në Bruksel u mbajt me rastin e kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) nga Athina.
Gjatë këtij takimi u prezantuan prioritetet e kryesimit të SEECP-së nga Athina si dhe u diskutuan zhvillimet aktuale dhe bashkëpunimi rajonal duke u fokusuar në forcimin e sinergjisë mes vendeve të Evropës Juglindore me qëllim të zhvillimit të rajonit.
Gërvalla tha se SEECP-ja duhet t’i përmbahet gjithmonë objektivit të vet themelor për rritjen e bashkëpunimit politik dhe të sigurisë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e kapitalit njerëzor, demokracisë dhe drejtësisë.
Po ashtu, Gërvalla shprehu gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim efektiv në arritjen e rezultateve të planifikuara në kuadër të agjendës së SEECP-së, njofton Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit