LAJMI I FUNDIT:

Balotazhi i 14 nëntorit, përmbysje e rezultateve në gjashtë komuna

Balotazhi i 14 nëntorit, përmbysje e rezultateve në gjashtë komuna

Më 14 nëntor, në 21 komuna të Kosovës u mbajt rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, pas atij të parit më 17 tetor kur u zgjodh udhëheqësia lokale në 17 komuna.

Edhe pse nuk ka pasur shumë koalicione zyrtare para balotazhit, bazuar në rezultatet e shpallura nga KQZ, krahasuar me raundin e parë në shumë komuna ka pasur lëvizje të mëdha të votave.

Në gjashtë komuna, madje ka pasur përmbysje të rezultateve.


Bazuar në të dhënat e KQZ-së, përmbysje më e madhe është bërë në kryeqytet.

Kandidati i LDK-së Përparim Rama ka arritur të rikuperojë avantazhin prej 13% ndaj kandidatit të LVV-së, Arben Vitia.

Rama u shpall fitues me rreth 1,700 vota më shumë se Vitia.

Edhe në qytetin e dytë më të madh të Kosovës, Prizren kishte një përmbysje të madhe të rezultatit.

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj arriti të përmbysë avantazhin prej 9% që kishte kandidati i LVV-së Mytaher Haskuka.

Totaj në fund rezultoi fitues me mbi një mijë vota diferencë ndaj kandidatit të LVV-së, kryetarit aktual Mytaher Haskuka.

Lëvizja Vetëvendosje arriti të përmbysë rezultatin e raundit të parë në komunën e Podujevës.

Kryetari Shpejtim Bulliqi i cili në raundin e parë ishte në disavantazh ndaj kandidatit të LDK-së, Ekrem Hyseni, arriti të kthejë garën në balotazh duke fituar me mbi 1 mijë e 400 vota diferencë.

LVV arriti ta përmbysë rezultatin e raundit të parë edhe në Kamenicë.

Kandidati i LVV-së në këtë komunë, Kadri Rahimaj në raundin e parë ishte në disavantazh pre rreth 250 votave ndaj kryetarit të deritanishëm Qëndron Kastrati.

Mirëpo pas balotazhit Rahimaj mori rreth 3000 vota më shumë për dallim nga Kastrati i cili mori rreth 1,700 më shumë që nuk i mjaftuan për të qeverisur edhe një mandate në Kamenicë.

Përmbysje pati edhe në Dragash e Junik, por në këto dy komuna situata mbetet ende e paqartë pasi votat e ardhura nga diaspora dhe ato me kusht mund ta ndryshojnë rezultatin përfundimtarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori