LAJMI I FUNDIT:

Momenti i shpërthimit të veturës jashtë spitalit në Liverpool – kamikazi i dyshuar mbeti brenda, shpëtoi shoferi i taksisë

Momenti i shpërthimit të veturës jashtë spitalit në Liverpool – kamikazi i dyshuar mbeti brenda, shpëtoi shoferi i taksisë

Ky është momenti kur vetura taksi që transportonte një kamikaz të dyshuar shpërtheu jashtë një spitali të Liverpool-it në atë që policia dhe MI5 tani po e hetojnë si një sulm terrorist në Ditën e Poppy.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, shoferi hero është vlerësuar me shpëtimin e shumë jetëve pasi mbylli një kamikaz të supozuar brenda veturës së tij vetëm pak çaste para se automjeti të shpërthente.


Dhe kanë qenë kamerat e vëzhgimit ato që kanë kapur momentin kur kabina e David Perry-t u shndërrua në “një top zjarri” jashtë Spitalit të Grave të Liverpool-it, disa sekonda para se të mbahej dje heshtja e minutës së 11:00.

Në pamje, taksia me ngjyrë të errët shihet duke u futur në parkingun e spitalit, por shpërthen përpara se të ndalojë jashtë recepsionit.

Një i vdekur nga shpërthimi i një veture jashtë një spitali në Liverpool, tre të arrestuar për terrorizëm – një dëshmitar rrëfen tmerrin që pa
Lexo po ashtu Një i vdekur nga shpërthimi i një veture jashtë një spitali në Liverpool, tre të arrestuar për terrorizëm – një dëshmitar rrëfen tmerrin që pa

Të gjitha xhamat u thyen dhe tymi del nga makina përpara se z. Perry i trullosur të hapë derën e shoferit dhe të largohej nga aty.

Pamjet tregojnë edhe atë që e bën shoferin edhe më të guximshëm, pasi mund të ketë mbyllur dyert për të ndaluar hyrjen e të dyshuarit në spital, edhe nëse kjo i kushtonte me jetë.

Pasagjeri mashkull, i cili kishte kërkuar të shkonte në Shërbimin e Përkujtimit të qytetit më pak se një milje larg ku ishin mbledhur 1200 personel ushtarak, veteranë dhe familje të të rënëve, ishte i vetmi person i vrarë.

Një mik i të martuarit, babait të dy fëmijëve, zotit Perry, 45 vjeç, tha se ai besonte se katedralja ishte objektivi, por trafiku dhe mbyllja e rrugës çuan në pasagjerin, i cili nuk është identifikuar zyrtarisht, duke i kërkuar shoferit të parkonte në Liverpool aty pranë.

Duke e mbyllur brenda, David duket se e ka ndaluar njeriun që synonte spitalin ndërsa ora shënonte 11 të mëngjesit.

MI5 thuhet se po punon me policinë kundër terrorizmit për të konfirmuar nëse Katedralja apo spitali ishte objektivi i vërtetë dhe nëse ishte një sulm islamik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori