LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur nga shpërthimi i një veture jashtë një spitali në Liverpool, tre të arrestuar për terrorizëm – një dëshmitar rrëfen tmerrin që pa

Një i vdekur nga shpërthimi i një veture jashtë një spitali në Liverpool, tre të arrestuar për terrorizëm – një dëshmitar rrëfen tmerrin që pa

Tre burra janë arrestuar në bazë të Aktit të Terrorizmit pasi një burrë u vra në një shpërthim makine jashtë Spitalit të Grave në Liverpool.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia kundër terrorizmit tha se burrat – të moshës 29, 26 dhe 21 – ishin arrestuar në lidhje me incidentin që ndodhi pak para orës 11:00.


Pasagjeri i makinës – që thuhet se ishte një taksi – u deklarua i vdekur në vendngjarje dhe ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

Shoferi mashkull ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje stabile.

Detektivët nga Policia e Kundër Terrorizmit North West thanë se burrat u arrestuan në zonën e Kensington të qytetit.

Ata shtuan se po vazhdonin të “mbanin vëmendjen për shkakun e shpërthimit” dhe po punonin me policinë e Merseyside ndërsa hetimi vazhdonte “me ritëm”.

Oficerët e armatosur kanë kryer bastisje në një pronë në Rutland Avenue pranë Sefton Park, dhe gjithashtu në Boaler Street në Kensington.

Carl Bessant, ishte brenda në spital me partneren e tij që sapo kishte lindur një fëmijë, në momentin e shpërthimit.

“Partnerja ime është vërtet e tronditur për të qenë i sinqertë”, tha ai.

“Ishim shumë afër dhe ajo po ushqente fëmijën kur ndodhi. Ne dëgjuam një zhurmë të fortë dhe shikuam nga dritarja”.

“Ne pamë makinën në flakë dhe dikush doli jashtë… duke bërtitur, dhe brenda në makinë ishte dikush.

“Spitali u mbyll, askush nuk hynte apo dilte – kështu thoshin – por njerëzit po përdornin hyrjen e pasme”.

Ndërkohë ka ardhur edhe një deklaratë nga kryeministri Boris Johnson: “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga incidenti i tmerrshëm sot në Liverpool”.

“Dua të falënderoj shërbimet e urgjencës për reagimin dhe profesionalizmin e tyre të shpejtë dhe policinë për punën e vazhdueshme në hetim”.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel, gjithashtu postoi në Twitter se ajo “po mbahej e përditësuar rregullisht për incidentin e tmerrshëm”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori