LAJMI I FUNDIT:

Letra e plotë e Biden dërguar Osmanit për pjesëmarrje në Samitin për Demokracinë

Letra e plotë e Biden dërguar Osmanit për pjesëmarrje në Samitin për Demokracinë

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden i ka dërguar ftesë presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci që do të organizohet nga vetë ai, në dhjetor të këtij viti.
Në letrën që Biden i ka dërguar Osmanit thuhet se “ne e njohim dhe e vlerësojmë partneritetin tuaj në punën për të ndërtuar demokraci dhe shoqëri që respektojnë të drejtat e njeriut që lejojnë të gjithë qytetarët të lulëzojnë”.

Më tej presidenti i ShBA-ve shton se “mezi presim të ndajmë detaje shtesë së shpejti dhe të dëgjojmë idetë tuaja se si mund të nxisim një botë më demokratike, të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”, shkruan Telegrafi.

Kosova pjesë e Samitit të Demokracisë në ShBA, Osmani falënderon presidentin Biden për ftesën
Lexo po ashtu Kosova pjesë e Samitit të Demokracisë në ShBA, Osmani falënderon presidentin Biden për ftesën

Letra e plotë e presidentin Biden dërguar presidentes Osmani:


E nderuara zonja Presidente,

Në emër të popullit amerikan, ju dërgoj urimet më të mira për ju dhe popullin e Republikës të Kosovës. Ne e njohim dhe e vlerësojmë partneritetin tuaj në punën për të ndërtuar një demokraci dhe shoqëri që respekton të drejtat e njeriut dhe që lejojnë të gjithë qytetarët të përparojnë. Në një moment me sfida të rëndësishme dhe mundësive të mëdha, është më e rëndësishme se kurrë për demokracitë që të dëshmojnë që ne mund të ofrojmë ndryshime për nevojat e qytetarëve tanë dhe të adresojmë sfidat globale.

Prandaj, kam kënaqësinë t’ju ftoj të merrni pjesë në një Samit virtual për Demokracinë, më 9-10 dhjetor 2021. Po ftoj krerët e shteteve dhe qeverive, liderë të tjerë qeveritarë, dhe zëra nga biznesi dhe organizatat joqeveritare për t’u bashkuar me mua për të ndërmarrë veprime që të forcojmë demokracinë dhe të jemi kundër autoritarizmit, të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë respektim të drejtave të njeriut. Mezi presim të ndajmë detaje shtesë së shpejti dhe të dëgjojmë idetë tuaja se si mund të nxisim një botë më demokratike, të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Si një vend që vazhdimisht përpiqet të krijojë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë këtë në Samitin për Demokraci në frymën e mësimit të ndërsjellë.

Së bashku, ne do të nisim punën e nevojshme për të formuar një të ardhme të begatë dhe paqësore të ndërtuar mbi respektin për të drejtat dhe aspiratat e të gjithë njerëzve. Mezi pres t’ju mirëpres dhe të bashkohem me ju në këtë përpjekje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori