LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja për luftimin e ndryshimeve klimatike në samitin COP26 – plani parasheh reduktimin e përdorimit të qymyrit

Arrihet marrëveshja për luftimin e ndryshimeve klimatike në samitin COP26 – plani parasheh reduktimin e përdorimit të qymyrit

Një marrëveshje, që synon të shmangë ndryshimet e rrezikshme klimatike, është arritur në samitin COP26 në Glasgow.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Pakti i Glasgow për Klimën është marrëveshja e parë klimatike që planifikon në mënyrë eksplicite reduktimin e qymyrit, karburantin më të keq fosil për gazrat serrë.


Marrëveshja përfundimtare premton gjithashtu më shumë para për vendet në zhvillim – për t’i ndihmuar ato të përshtaten me ndikimet klimatike.

Por zotimet nuk janë arritur deri në atë pikë sa të kufizojnë rritjen e temperaturës në 1.5 gradë Celsius.

Dhe një angazhim i mëparshëm për ta larguar qymyrin nga përdorimi u zbut, pasi India ngriti kundërshtime në minutën e fundit ndaj formulimit dhe e zëvendësoi atë me frazën “reduktim të përdorimit”.

Pasi formulimi i ri u miratua mes shprehjeve të zhgënjimit nga disa vende, presidenti i COP26, Alok Sharma tha se i vinte “thellësisht keq” për mënyrën se si ishin zhvilluar ngjarjet.

Por, ai tha se ishte jetike për të mbrojtur marrëveshjen në tërësi.

Përpara bisedimeve në Glasgou të Skocisë, OKB kishte vendosur tre kritere për sukses të samitit dhe asnjëri prej tyre nuk u arrit.

Kriteret e OKB-së përfshinin premtime për të përgjysmuar emetimin e dioksidit të karbonit deri në vitin 2030, 100 miliardë dollarë ndihmë financiare nga vendet e pasura për të varfërit, si dhe garanci që gjysma e këtyre parave të shkonin për të ndihmuar vendet në zhvillim që ato të përshtatet me efektet më të rënda të ndryshimeve klimatike./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori