LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria U19 barazon në ndeshjen ndaj Serbisë U19, minutat e fundit ishin të zjarrtë për kuqezinjtë e rinj

Shqipëria U19 barazon në ndeshjen ndaj Serbisë U19, minutat e fundit ishin të zjarrtë për kuqezinjtë e rinj

Ka përfunduar me barazim 2-2 sfida Shqipëri U19-Serbi U19, e vlefshme për grupin 7 të Euro U19. Pika e parë për kuqezinjtë e Armando Cungut, të cilët evituan humbjen falë dy golave të shënuar në minutat e fundit.

Ekipi serb mbylli fraksionin e parë të ndeshjes në avantazh me golin e Mituljikic në minutën e 42-të. Pushimi i bëri mirë ekipit tonë kombëtar, që luajti më mirë në 45 minutat e dyta dhe iu afrua disa herë golit.


Toçi dhe Zalli krijuan rastet e tyre, teksa minutat e fundit të ndeshjes ishin drithëruese, shkruan Supersport.

Marko Lazetic realizoi golin e dytë për Serbinë në minutën e 77-të.

U duk se gjithçka mbaroi, por kuqezinjtë e vegjël nuk u dorëzuan. Elion Toçi kishte një shans të artë për të shënuar në minutën e 82-të, por kapiteni gaboi nga pika e penalltisë.

Shqipëria nuk u demoralizua dhe shënoi dy gola identikë me kokë pas goditjeve këndore.

Nerguti ri-ndezi shpresat në minutën e 84-të, teksa Kristian Shpendi (88′) shënoi një gol të bukur me kokë, duke i dhuruar pikën ekipit tonë me një barazim 2-2.

Franca kryeson grupin me 6 pikë, Serbia ndjek me 4, Shqipëria një pikë dhe Maqedonia e Veriut akoma zero.

Sfidën e fundit e luajmë përballë Maqedonisë së Veriut në “Elbasan Arena” më 16 nëntor (17:00).

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori