Në Mitrovicë gjërat antike vazhdojnë të ruhen me fanatizëm të madh. Një dyqan i mbushur më gjëra që datojnë qindra vite më parë janë në shitje dhe mund të vizitohen nga qytetarët.
Dyqani është në pronësi të profesorit të historisë, Fidan Mehmeti, i cili thotë së me grumbullimin e gjërave antike merret që 10 vite.
Mehmeti në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se qytetarët kanë shumë interesim për të parë gjërat e vjetra antike.
“Ne me këtë profesion merremi që 10 vite, ajo çka me kë shty më tepër nga ana profesionale është si profesor i historisë dhe kaloj në atë si mozaik, pastaj më ka rënë në mend që të hapi një dyqan të tillë në Mitrovicën ku jetojmë. E kanë prit mirë këtë aktivitet tonin dhe po shpresoj se ka me pas sukses”.
“Interesimi i qytetarëve është shumë i madh, për arsye se këto gjëra janë lënë pak anash, për shkak se ana moderne e ka thy anën klasike, por gjithmonë duke menduar që nuk do të harrojmë të kaluarën, dhe kjo nostalgji i ka nxitur qytetarët e Mitrovicës të vijnë dhe ta vizitojnë këtë dyqan edhe nxënësit e shkollave, po ashtu edhe qytetarët e vendeve tjera të vijnë dhe të blejnë gjëra antike. Ora të murit e piktura të ndryshme dhe libra, kështu që jemi të kënaqur me aktivitetin tonë”, ka thënë ai.
Mehmeti duke treguar për gjërat që posedon në dyqan, tha se ka piktura të vjetra nga vendet e ndryshme të botës, e po ashtu dhe të vendit tonë.
“Kemi prej antikitetit duke përfshirë monedha ilire romake e greke e bizantine, por edhe ato bashkëkohore. Dyqanin tonë mund të vijnë qytetarët dhe të shohin gjëra klasike, mullinj të kafesë, telefona të vjetër, fotoaparate të vjetër”, potencoi ai.
Mehmeti shtoi tutje se gjërat antike kanë vlera historike.
“Që 10 vite merrem me këtë aktivitet dhe gjërat kanë ardhur edhe nga vendet skandinave të Evropës, i porositi dhe kam nostalgji të kemi një gjë antike”, ka thënë mes tjerash ai.
Mehmeti potencoi se gjërat klasike duhet të vlerësohen më shumë nga qytetarët.
“Gjërat klasike kanë qenë më natyrale prej druri tash ka ndyshu sistemi i njerëzimit, krejt është riciklim pra janë edhe kancerogjene, plastikë. Këto gjëra vetëm duhet me i pastru, restaurimin duhet të ia bëjmë dhe janë perfekt. Mirëmbajtja merr kohë. Mesazhi im është që qytetarët ta vizitojnë dyqanin dhe gjithë ato gjëra që nuk duan t’i mbajnë në shtëpi mund t’i sjellin dhe t’i vlerësoj. Duke përfshirë ato të periudhës romake, byzylyk të ndryshëm, qafore etj”, ka pohuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë