LAJMI I FUNDIT:

Si e dini nëse kafsha juaj është “mëngjarashe” ose “djathtake”? Aplikoni disa nga këto truke

Si e dini nëse kafsha juaj është “mëngjarashe” ose “djathtake”? Aplikoni disa nga këto truke

Besoni apo jo, kafshët tuaja shtëpiake mund të jenë “mëngjarashe” ose “djathtake”

Një studim i kryer Universitetin “Ataturk” në Turqi ka treguar se 50 për qind e maceve janë “djathtake “, ndërsa 40 për qind e tyre janë “mëngjarashe”, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të përdorin të dyja putrat në mënyrë të barabartë.


Një studim i ngjashëm u krye nga shkencëtarët e Universitetit të Manchesterit, i cili tregoi se qentë në Angli ndahen në mënyrë të barabartë në “djathtakë” dhe “mëngjarashë”, transmeton Telegrafi.

Provoni këto truke

Nëse dëshironi të provoni në shtëpi nëse kafsha juaj është “djathtake” apo “mëngjarashe”, mund ta mësoni këtë me disa “truke”:

▪ nëse e keni mësuar qenin tuaj t’ju japë njërën putër, kushtojini vëmendje se cilën jua jep më shpesh.

▪ merrni lodrën prej pelushi të preferuar të qenit tuaj dhe vendosni një ëmbëlsirë në të, më pas vendoseni pikërisht përballë qenit; vëzhgoni se në çfarë mënyre, d.m.th. me cilën putër do ta arrijë qeni lodrën dhe me cilën do ta mbajë atë duke luajtur ose duke përtypur.

▪ lyeni feçkën e kafshës suaj (qenit apo maces) me diçka si kos dhe shikoni me cilën putër do të fshijë

▪ kushtojini vëmendje se me cilën putër macja po përpiqet të “kapë” lodrën me të cilën po e joshni

▪ sipas ekspertëve, nëse doni të përcaktoni saktësisht nëse kafsha juaj është “djathtake” apo “majtake”, duhet t’i përsërisni këto teste rreth 100 herë në ditët në vijim.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Nuk është vonë për të mbjellë lule!

Nuk është vonë për të mbjellë lule!

Kopshtaria
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Kalo në kategori