LAJMI I FUNDIT:

Telegrafit i konfirmohet ftesa për Kosovën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Joe Biden

Telegrafit i konfirmohet ftesa për Kosovën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Joe Biden

Burime nga administrata amerikane në Uashington kanë konfirmuar për Telegrafin se Kosova do të ftohet në Samitin e Demokracisë, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joseph Biden, në Uashington më 9 dhe 10 dhjetor.

Sipas këtyre burimeve, administrata amerikane e kishte informuar Presidenten Vjosa Osmani rreth ftesës pas takimeve që kishte ajo me përfaqësuesit e institucioneve amerikane, ku ishte diskutuar lidhur me këtë çështje, shkruan Telegrafi.

Vendimi i administratës amerikane që ta ftojë Kosovën vjen disa ditë pas njoftimit se vendi ynë s’është në mesin e shteteve pjesëmarrëse.


Ndryshe, sipas një liste të publikuar një javë më parë nga medium amerikan Politico, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në këtë samit nuk janë ftuar Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në anën tjetër sipas këtij mediumi, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar.

Lista e të ftuarve ishte në nivel informacionesh jozyrtare.

Për mos ftesën e Kosovës ishte deklaruar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë e cila ka thënë për mediat lokale në Kosovë se jo të gjithë partnerët kanë mundur të akomodohen në këtë iniciativë.

“Qëllimi ka qenë që të bashkohet një grup rajonal dhe socio-ekonomik i vendeve dhe juridiksioneve, duke përfshirë demokracitë më të zhvilluara dhe ato në zhvillim me diversitet në popullsi, demografi dhe vendndodhje”, është thënë në përgjigjen e Ambasadës.
Mes tjerash është thënë se SHBA-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për të punuar me Kosovën në forumet tjera për të avancuar në forcim të demokracisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori