LAJMI I FUNDIT:

Osmani pas takimi me Nuland: Kosova nuk ka aleat më të madh se SHBA

Osmani pas takimi me Nuland: Kosova nuk ka aleat më të madh se SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që ka pasur me nënsekretaren amerikane të SHBA-së, Victoria Nuland.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se takimi ishte produktiv, dhe se Kosova nuk ka aleat më të madh se SHBA, transmeton Telegrafi.

“Një takim mjaft produktiv me Nënsekretaren e Shtetit, Victoria Nuland për të riafirmuar angazhimin afatgjatë të dy vendeve tona ndaj partneritetit dhe vlerave të përbashkëta. Kosova nuk ka aleat më të madh se SHBA, dhe unë mezi pres të punoj së bashku, për t’i siguruar që ne edhe më tej do të kontribuojmë për paqe dhe demokraci”, ka shkruar Osmani.

Për takimin e zhvilluar është deklaruar edhe Nuland, e cila ka thënë se me kënaqësi ka pritur presidenten Osmani.

“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”,  ka deklaruar më herët Nuland.

Ndryshe, Osmani gjatë vizitës në SHBA ka takuar kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah ku është diskutuar rolin e MCC-së në Kosovë dhe për nevojat e sektorit të energjisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori