LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa nderohet me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Awards – flet me krenari edhe për Kosovën

Dua Lipa nderohet me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Awards – flet me krenari edhe për Kosovën
Foto: YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të korrë suksese të jashtëzakonshme në sajë të karrierës profesionale që ka krijuar ndër vitesh.

Ajo së fundmi ka qenë pjesëmarrëse në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik.


Ylli ndërkombëtar është nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021”, ndërsa ishte e shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Për shpërblimin në edicionin e 60-të, krijuesja e hitit “Levitating” u shpreh se ndihet e nderuar dhe shumë krenare.

“Jam shumë e nderuar dhe krenare që kam pranuar çmimin ai ‘Artistja e Shquar e Vitit’ në Distinguished Leadership Aëards nga Atlantic Council në përvjetorin e tyre të 60-të”, ka theksuar Lipa në postimin e ndarë në InstaStory.

Dua Lipa për filmin "Zgjoi": Duhet të shikohet patjetër, shpresoj ta shohë duke marrë një 'Oscars'
Lexo po ashtu Dua Lipa për filmin "Zgjoi": Duhet të shikohet patjetër, shpresoj ta shohë duke marrë një 'Oscars'

Ndërkohë, në fjalimin e mbajtur, 26-vjeçarja ka folur me krenari edhe për Kosovën duke iu drejtuar të pranishmëve se mund të kenë dëgjuar, por jo në mënyrën se si e përshkruan ajo.

“Qëndroj përpara jush si një fëmijë nga Kosova që ka lindur në Britani të Madhe dhe është tani si mysafire e Amerikës. Unë vij nga një vend për të cilin shumica prej jush do të keni dëgjuar, por ndoshta jo në mënyrën se si do të përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak për Kosovën time”, shton ajo.

Në shkrimin e ‘Atlantic Council’, Dua Lipa përshkruhet si: ‘Fituese e Grammy’, ‘Themeluese e Fondacionit Sunny Hill’ dhe ‘Aktiviste’.

Një reagim në lidhje me fjalimin e yllit shqiptar e ka bërë edhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Charge d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr, teksa shtoi: “Fjalë frymëzuese nga një kosovare krenare. Dua Lipa dje në Atlantic Council për punën e saj në fuqizimin e gjeneratave të reja të kosovarëve”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori