LAJMI I FUNDIT:

Radiant Energy tregon pse veturat elektrike në Kosovë janë më të dëmshme se ato tradicionale

Radiant Energy tregon pse veturat elektrike në Kosovë janë më të dëmshme se ato tradicionale

Veturat elektrike (EV) po përdorën si “armë” për të luftuar ngrohjen botërore, mirëpo kjo nuk ka efekt në disa vende dhe se në Kosovë këto po emetojnë më shumë dyoksid karboni.

Kështu thuhet në raportin e fundit të prezantuar nga Radiant Energy Group (REG), duke shtuar se rryma që merret për mbushje, ka për burim thëngjillin që është i dëmshëm për ajrin.

“Në Evropë, ku shitjet e këtyre veturave po rriten më shpejtësi, EV-të në Poloni dhe Kosovë në fakt po emetojnë më shumë dyoksid të karbonit, ngase rrjeti i furnizimit me energji elektrike është i varur nga qymyri”, thuhet në njoftimin e REG-ut, përcjell Telegrafi.


Gjithsesi, gjendja në Evropë është më e mirë, ku përhapja e karbonit varen nga rrjetet energjetike të furnizimit dhe nga momenti që mbushet vetura.

Vendet me të mira ku një veturë elektrike ka rezultat më të mirë për ambientin krahasuar me ato me djegie të brendshme janë Zvicra me raport 100 për qind të reduktimit të emetimeve, ndjekur nga Norvegjia me 98 për qind, Franca me 96, Suedia me 95 për qind e Austria me 93 për qind, raporton Reuters.

Në këtë raport, më keq qëndron Qiproja me 4 për qind, Serbia me 15 për qind, Estonia me 35 për qind dhe Holanda me 37 për qind. Ndërsa, në minus është Kosova së bashku me Poloninë.

Në Gjermani dhe Spanjë që investimet më të mëdha janë prodhimin e energjinë nga dielli dhe era, mungesa e ruajtjes së energjisë së rinovueshme do të thotë se sasia e karbonit të kursyer varet shumë nga momenti që EV rimbushet.

Kjo analizë është e bazuar nga përdorimi i të dhënave i Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTO-E) dhe Agjencisë Mjedisore të Evropës (EEA). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Ekonomi
Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?

Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?

Botë
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike

Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht

Ekonomi
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Ekonomi
Kalo në kategori