LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla takon komandantin e KFOR-it: Prania e theksuar e ndikimit anti-Kosovë përmes Serbisë, rrezik real për sigurinë në rajon

Gërvalla takon komandantin e KFOR-it: Prania e theksuar e ndikimit anti-Kosovë përmes Serbisë, rrezik real për sigurinë në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Ferenc Kajari.

“Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë, ministrja Gërvalla theksoi rolin fundamental që ka KFOR-i në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.


Me këtë rast ministrja Gërvalla nënvizoi se ashpërsimi i retorikës serbe kohëve të fundit, dhe prania e theksuar e ndikimit të aksit anti-Kosovë përmes Serbisë, përbën rrezik real për sigurinë në rajon dhe meriton një përgjigje të përbashkët.

Në të njëjtën kohë, ministrja e informoi gjeneralmajorin Kajári edhe lidhur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Kalo në kategori