LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama zbulon se për çfarë do të përdoret sateliti ‘Albania 1’ në hapësirë

Edi Rama zbulon se për çfarë do të përdoret sateliti ‘Albania 1’ në hapësirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në prezantimin e Projektbuxhetit për vitin 2022 tha se një tjetër investim i rëndësishëm është projekti i satelitëve.

Rama tha se sateliti i parë “Albania 1” do të jetë në dispozicion 24 orë për institucionet përkatëse dhe policia do të ketë të dhëna në kohë reale, duke filluar nga muaji mars 2022.


Ai ka shtuar se policia do të ketë të dhëna në kohë reale për shkeljet në terren, për ndërtimet pa leje apo edhe ndotjen e mjedisit.

“Gjithçka do të kaloj te një sy tjetër që është lart, që nuk ka kushërinj, miq, parti, asnjë lidhje emocionale por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve”, thotë më tej Rama.

Shqipëria pritet ta lëshojë satelitin 'Albania 1' në hapësirë në muajin mars të vitit 2022
Lexo po ashtu Shqipëria pritet ta lëshojë satelitin 'Albania 1' në hapësirë në muajin mars të vitit 2022

Ditë më parë, Rama deklaroi ambicien që Shqipëria do të ketë dy satelitë në orbitë.

Ambicien për të pasur dy satelitë në orbitë “Albania 1” dhe “Albania 2”, Rama e bëri me dije në Kuvend, duke shkaktuar edhe të qeshura në radhët e opozitës.

Satelitët artificialë janë pajisje të cilat shërbejnë për transferim të të dhënave anembanë rruzullit tokësor. Ata janë objekte të ndërtuara nga njeriu, të cilat janë të vendosura në orbitë nga largësia 2 mijë kilometra deri në 35 mijë kilometra nga sipërfaqja e tokës. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori