LAJMI I FUNDIT:

Emigrimi ilegal, tentojnë të futen në rimorkion e kamionit në lëvizje – polici francez i zë

Emigrimi ilegal, tentojnë të futen në rimorkion e kamionit në lëvizje – polici francez i zë

Një grup emigrantësh janë kapur nga kamerat amatore duke vrapuar pas kamionëve në lëvizje në Francë – duke tentuar të futen në rimorkiot e tyre – me shpresën se do të arrijnë në Britani pa u kapur nga policia.

Një përdorues i rrjeteve sociale ka publikuar videon ku në Calais të Francës, tre burra në mënyrë krejt të befasishme shfaqen në rrugë – duke tentuar të futen në rimorkion e kamionit gjigant dhe që kishte dyert e hapura, transmeton Telegrafi.


Pamjet janë postuar edhe në TikTok nga një përdorues i identifikuar si Willie, ku shihen emigrantët duke kapërcyer rrethojat mbrojtëse të një rruge dhe më pas ia mësyjnë kamionëve që ishin në lëvizje.

Njëri prej tyre hap dyert e një kamioni e të tjerët futen brenda – duke shpresuar se duke u fshehur pas mallrave do të arrijnë në Britani të Madhe.

Por ishte një polic që i kishte vërejtur që u hedh sprej, duke i detyruar të zbresin nga rimorkioja nga frika se do të përfundojnë prapa grilave.

Këto pamje janë shpërndarë në masë të madhe dhe për pak kohë janë bërë virale – duke nxitur komente të shumta për emigrantët që rrugëve ilegale tentojnë të futen në shtete të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori