LAJMI I FUNDIT:

Rama: Nuk janë të mira shenjat për Ballkanin Perëndimor

Rama: Nuk janë të mira shenjat për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe kriza në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk janë shenja të mira për Ballkanin Perëndimor.

Rama u bëri thirrje faktorëve politikë në rajon, por edhe brenda Bashkimit Evropian, që të jenë të kujdesshëm e që të mos nënvlerësojnë simptoma të tilla, duke shprehur vlerësimin e tij se gjërat nuk kanë arritur në një pikë ku t’i frikësohemi destabilizimit.

“Nuk jam i shqetësuar për momentin sepse nuk mendoj se gjërat kanë arritur deri në atë pikë sa të kemi frikë nga destabilizimi. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dijnë se destabilizimi nuk është i mirë për askënd, as për ata që sipas gjasave e synojnë destabilizim. Megjithatë, ne nuk gjendemi në një fazë të mirë dhe këto nuk janë shenja të mira. Duhet të jemi të kujdesshëm. Si faktorët politikë brenda Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe jashtë tij, në Bashkimin Evropian, duhet të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të nënvlerësojnë simptoma të këtij lloji”, tha ai.


Pas Samitit të nivelit të lartë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama nuk sheh progres në çështjen e nisjes së negociatave për BE.

Nuk është hera e parë që dëgjoj parashikime të tilla nga zyrtarë të lartë në BE dhe nuk do të jetë hera e parë që ata nuk do të mund të mbajnë premtimet e tyre. Nuk pres asgjë. Mendoj se duhet të vazhdojmë ta bëjmë atë që bëjmë, sepse e bëjmë për ne, për fëmijët tanë, për Shqipërinë, jo për miqtë tanë në Bruksel ose për ata në kryeqytete të tjera. Po, është e vërtetë, por në të njëjtën kohë nuk varet nga ne. Analistët duhet të shkruajnë, por vendimet i marrin të mëdhenjtë në Këshillin e Evropës. Evropa në këtë kohë duket se nuk mund të ketë kohezion dhe të marrë vendimet që i nevojiten, jo vetëm për ne, por edhe për veten e saj”, u shpreh Rama.

Tutje kreu i qeverisë së Shqipërisë  tha se ka pasur progres në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, për të cilën të trija palët kishin diskutuar në Forumin Ekonomik të Delfit, diskutuan për Turqinë, si edhe për marrëdhëniet greko-shqiptare.

Kemi bërë progres, por jo aq sa do të donim. Në takimin e radhës në Tiranë në dhjetor, do të kalojmë në disa objektiva që lidhen me lirshmërinë e lëvizjes së produkteve. Për sa i përket situatës, jemi mësuar me situata të tilla, nuk është diçka e veçantë”, theksoi kreu shqiptar për gazetën “TA NEA”, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori